Sa shumë u ka dhembur salca “salca”listëve

Sa shumë u ka dhembur salca “salca”listëve

73
0
Shares

Edhe personi që nisi karrierën në Tiranë duke lyer me bojë gishtat dhe duke i mbështetur mbi piramidë u deklarua sot kundër lyerjes po me bojë të ministres që shkatërroi ëndrrat e mijëra studentëve në të gjithë vendin.

Erion Veliaj tha sot gjatë një vizite në minibashkinë që drejtoi dikur Nikolla se përkulem me respekt për rolin që Lindita ka në transformimin e Arsimit ndërsa konsideroi veprimin studentes si një sjellje të epokës së gurit.

“Epoka e gurit mbaroi se u civilizuan njerëzit dhe e kuptuan që nuk kishe nevojë që të godisje dikë, ta fyeje apo të degjeneroje dikë, por kishte rëndësi që të bënim një debat publik sikurse ky që po bëjmë sot. Ndaj dhe besoj se për të gjithë ata që shpresat e tyre politike i kanë tek rikthimi i epokës së gurit, ju kujtojmë që nuk mbaroi ajo epokë se mbaruan gurët, por mbaruan sepse kombet u civilizuan, dhe në një qytet të civilizuar diskutimet i bëjmë si njerëz të civilizuar”, tha Veliaj.

Të njëjtën deklaratë ka bërë sot edhe PS përmes deputetes Olta Xhacka.

“Reagimi bëhet i detyrueshëm, kur një personazh publik si Sali Berisha, del në mbrojtje dhe mbështet publikisht dhunën ndaj ministres Nikolla. Personit qe ka kthyer parlamentin ne platformën personale te shfaqjes se karagjozllëkut me ekstrem cdo te enjte dhe e ka barbarizuar komunikimin publik përtej cdo kufiri duke mos kursuer as gratë qe ka dhunuar sistematikisht nga foltorja e parlamentit, i kujtojmë se është përtej e turpshme te perdoresh nje vajze për te dhunuar nje grua. Turp për politikanë të tillë që solidarizohen me dhunën fizike ndaj një gruaje ministre, pavarësisht se kujt force politike apo kujt qeverie i përket”, tha Xhaçka.droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY