Ish deputeti I Partisë Demokratike Genc Pollo me anë të një postimi në facebook pershendet faktin se Greqia do të qeveriset nga Nea Demokracia e qendrës së djathtë (PPE) me kryeministër Qiriako Micotaqis.
Ai thekson se ardhja e Neo Demokratia ne pushtet perben nje ndryshim pozitiv për atë vend si dhe shanse të medha për marrëdhenie shumë më pozitive me Shqipërine.
Postimi I plote:
Greqia do të qeveriset nga Nea Demokracia e qendrës së djathtë (PPE) me kryeministër Qiriako Micotaqis. Një ndryshim pozitiv për atë vend pas vitesh populizmi në pushtet; shanse të medha për marrëdhenie shumë më pozitive me Shqipërine e rrugëtimin europian të saj si dhe qasje miqesore me komunitetin shqiptar atje.
Do të lemë pas sherrnajën banale e përqafimet pa bereqet.
https://www.facebook.com/152421281464333/posts/2546844505355320?s=681534122&sfns=mo





