Basha me krerët e Vetëvendosjes: Bashkërendimi Tiranë – Prishtinë do të shmangë...

Basha me krerët e Vetëvendosjes: Bashkërendimi Tiranë – Prishtinë do të shmangë amatorizmin dhe protagonizmin e sëmurë

67
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.
Gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë. Kryetari i opozitës theksoi se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtjesor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal. Në veçanti ky bashkërendim duhet ti shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në ambientet e paraburgimit, Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY