Gjykata liron nga burgu dy kryetarët e PD-së në Librazhd e Prrenjas

Gjykata liron nga burgu dy kryetarët e PD-së në Librazhd e Prrenjas

103
0
Shares

Gjykata e Apelit në Durrës liroi sot nga burgu kryetarin e Degës së PD Librazhd, Bujar Vreto, kryetarin e Degës së PD Prrenjas, Arjan Karriqi si dhe dy të arrestuarit e tjerë Bujar Kojku dhe Dash Boja.

Ata u arrestuan më 13 qershor pas protestës së organizuar kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Librazhd.

Në një deklaratë për mediat PD sqaron se arrestimi i tyre u bë me urdhër politik dhe ndaj tyre u montuan akuza të paqena dhe u mbajtën të ndaluar në kundërshtim flagrant me ligjin.

“Gjatë gjithë muajit qershor, Policia e Shtetit u shndërrua në një polici të mirëfilltë politike dhe kreu qindra arrestime në kundërshtim me ligjin në radhët e protestuesve të opozitës së bashkuar dhe të Aleancës Qytetare kundër farsës së 30 qershorit.

Të gjitha arrestimet e policisë në disa vendime të njëpasnjëshme janë cilësuar nga vendimet e gjykatave si të paligjshme.

Lirimi i sotëm i drejtuesve politikë të PD në Librazhd e Prrenjas konfirmon sjelljen antiligjore të policisë së Sandër Lleshajt dhe është një tregues i nevojës urgjente për depolitizimin e institucionit të policisë nga një strukturë drejtuese e mbushur me vegla të verbra të Edi Ramës dhe me ish-eksponentë të Sigurimit të Shtetit”, thekson PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY