Festa e çmendur në mansionin e tij përfundoi në tragjedi për princin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky i fundit ka ndërruar jetë në Londër pas një feste me orgji dhe drogë në mansionin e tij, që përfundoi në mbidozë për sheikun Khalid bin Sultan Al Qasimi.
39-vjeçari ishte i biri i sundimtarit të Emirateve të Sharjah dhe pronar i kompanisë së modës “Qasimi”.
Tre ditë zie kombëtare kanë nisur në Emiratet e Bashkuara Arabe ditën e martë, me flamujt që do të qëndrojnë në gjysmë-shtizë.
Babai i tij, Sheiku Sultan bin Muhammad Al Qasimi, ka sunduar Sharjahun që prej vitit 1972 dhe në fjalën e tij thotë se djali i tij është në kujdes të zotit tashmë.Kujtojmë se vëllai i tij Sheikh Mohammed bin Sultan bin Mohammed Al Qasimi vdiq për shkak të overdozës në moshën 24 vjeçare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/