Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kapet në Itali i dyshuari/ Ekzekutoi babë e bir në Elbasan

02/07/2019
Kapet në Itali i dyshuari/ Ekzekutoi babë e bir në Elbasan
Share on FacebookShare on Whatsapp

U arrestua dje në Rimini të Italisë një nga të dyshuarit, që ishte shpallur në kërkim prej më shumë se dy javësh, për vrasjen e Gentjan e Nezir Beqirit në Elbasan, 7 vite më parë.

I arrestuari është Etien Cani, 28 vjeç, i cili u lokalizua nga informacionet në rrugë operative. Pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, si dhe Zyrës Ndërlidhëse të oficerëve italianë në vendin tonë, u bë i mundur arrestimi i tij.

Në operacionin e 14 qershorit, të koduar “Krasta”, Policia tha se një nga ngjarjet e vjetra të zbardhura ishte edhe vrasja e dyfishtë që ndodhi më 15 gusht të vitit 2012 në lagjen “Çlirimi”, ku u ekzekutuan babë e bir.

Sipas zv.drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë, Aida Hajnaj, e cila doli në një konferencë për shtyp, autorët e kësaj ngjarjeje ishin identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Ervis Bardhin, 38 vjeç nga Kavaja e banues në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, i cili vijon të jetë në kërkim, si dhe Etien Canin, 28 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi” të këtij qyteti, që u arrestua dje në Rimini.

Në kohën kur Policia organizoi operacionin “Krasta”, për Canin kishte informacione që ndodhej jashtë Shqipërisë, ndërsa 38-vjeçari Bardhi arriti të largohej nga shtëpia pak para se aty të futeshin Forcat Speciale mëngjesin e 14 qershorit dhe ende nuk është lokalizuar vendndodhja e tij.

NGJARJA
Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari Gentjan Beqiri është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër” të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit.

Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup.
Ekzekutorët e kanë goditur disa herë në mushkëri, duke i shkaktuar hemorragji e pas disa minutash në urgjencën e qytetit ai gjeti edhe vdekjen.

Dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjeje, pasi në 2005-n, Gentjan Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Prej disa kohësh, 40- vjeçari, Gentjan Beqiri ishte në “arrest shtëpie” për këtë vrasje.

Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjeje nga qelitë e paraburgimit. Vrasjet janë kryer në gjakftohtësi dhe dy efektivët rojë nuk e kanë kuptuar që ekzekutorët kanë kryer krimin. Ata e kanë marrë njoftimin vetëm pasi ka ardhur ambulanca.
Për vrasjen, fillimisht u ndalua Florenc Çapja

Për vrasjen babë e bir, Gentjan e Nezir Beqirit, Policia e Elbasanit pati arrestuar në atë kohë Florenc Çapjan dhe shtetasin me iniciale A.J.. Por disa ditë më pas, Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu njërin prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit.

Në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë për dy të akuzuarit, trupi gjykues ka lënë sërish në “arrest me burg” të dyshuarin A.J., ndërsa Florenc Çapja u vendos që të gjykohej në gjendje të lirë deri në përfundim të procesit.

Në seancën e mëparshme, Gjykata i kishte lënë 60 ditë kohë Prokurorisë dhe Policisë për të faktuar akuzën e vrasjes ndaj të arrestuarve Florenc Çapja dhe A.J., që akuzohen për ekzekutimin e dyfishtë të ndodhur paraditen e 15 gushtit 2012. Ndërsa avokatët mbrojtës kishin paraqitur prova se ditën e ngjarjes klientët e tyre nuk ndodheshin në qytetin e Elbasanit, madje Çapja nuk ka qenë në Shqipëri.

Aktualisht, Florenc Çapja ndodhet në paraburgim, pasi u arrestua gjatë operacionit “Krasta”, i dyshuar për vrasjen e mbetur në tentativë të ish-policit Rrugor, Fadil Mema. Në mars të vitit 2015, Mema u vra në Torino të Italisë.

Ai u qëllua në mbrëmje me armë zjarri, duke marrë 6 plagë, poshtë shtëpisë së tij. Ndërkohë, ai i kishte shpëtuar një tjetër atentati më 30 janar 2006 në Elbasan, ku mbeti i plagosur. Kjo ngjarje, pra, plagosja e tij, është zbardhur nga Policia e Elbasanit, që ka arrestuar si autor të dyshuar Florenc Çapjan.

Tags: Elbasani dyshuariitali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.