2 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se në orën 11:00 do të dalë në një konferencë për shtyp.
Ajo për të cilën do të flasë, sipas Presidencës, është “votimet socialiste të 30 qershorit”.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe do të jetë i hapur për çdo pyetje”, shkruan Zyra e Shtypit e Presidencës.
Kujtojmë se Kreu i Shtetit ka ironizuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve për zgjedhjet lokale, madje edhe mëngjesin e së hënës postoi një video ku shihej Enver Hoxha, Spiro Koleka dhe Kim Jong-un, duke shkruar: “Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/