Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“1 Korrik 2019”, Ish-ministri: 85% e shqiptarëve nuk e pranojnë këtë realitet! Duhet të shpresojmë!

01/07/2019
Ironia e Manjanit: Qeveria falenderon DASH se i konfirmoi qëllimin e saj, drogë dhe krim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri Ylli Manjani kete mëngjes e ka filluar me një shkrim në rrjetet sociale ku flet për 1 Korrikun. Duke sjellë në vemendje si eshte situata e vendit, Manjani thotë se 80% e popullsisë nuk e duan këtë realitet dhe kjo eshte shpresëdhënëse.

“1 Korrik 2019.
=========
Nga sot Republika e Shqipërisë nuk është më ajo që parashikon Kushtetuta e shkruar.

U bënë në fakt dy vite, ndoshta dhe më shumë, që nga pak e çdo ditë kjo Kushtetutë po dërrmohej, por sot nuk ekziston më.I gjithë organizimi shtetor i Republikës nuk ka më asnjë lidhje me çfarë shkruhet aty.Parlamenti e qeveria janë më përbërje e funskion 100% monopartiak.

Ministria e Brendshme ka marrë nëm hyqëm Prokurorinë dhe funksionojnë si organe represive të diktaturës së proletariatit.

Administrata publike e madje edhe ushtria janë direkt nën urdhëra dhe me sjellje politike të partisë shtet.

Pushteti lokal nuk është më as në organizim e as në funksion autonom. Kryetarët e Bashkive janë praktikisht kryetarë të komiteteve elzekutive të PPSH. Ndërsa Këshillat vendorë janë si këshillat popullore të partisë shtet.Presidenti i Republikës praktikisht është reduktuar tek kompetencat e Haxhi Lleshit.

E gjithë hierakia e normave është përmbysur. Kaosi legjislativ është ndërtuar me qëllim që ti lërë vend rendit politik të vendosë si të dojë.

Kjo është arsyeja përse nuk ka përgjigje të qarta e shterruese ligjore që të sqarojë situatën ku gjendemi.

Pra kemi një Kushtetutë të rendit demokratik në fuqi që duhet të justifikojë rendin politik komunist që është instaluar de fakto.Detyrë e vështirë kjo për çdo shtetar, analist apo edhe qytetar të thjeshtë.

Në këtë situatë të shtetit politik politik paralel, sigurisht që liritë dhe të drejtat themelore nuk janë të garantuara. Prandaj policia e prokuroria luajnë të fortin me arrestime haptazi politike pa ligj e pa proces të rregullt.

Prandaj prona, puna, jeta, shëndeti, lëvizja e lirë, informimi, shprehja e mendimit, vota e lirë e çdo e drejtë tjetër nuk janë më të garantuara, sepse qeveria i dhunon pa i hyrë asnjë gjëmb në këmbë.

Ky është fundi i shtetit ligjor dhe nuk ka asnjë shanc të legalizohet dot. Ky lloj shteti është i pa legalizueshëm nga kjo Kushtetutë. Nga ana tjetër kjo Kushtetutë dhe i gjithë korpusi legjislativ në fuqi është i pazbatueshëm nga ky shtet politik monist që kemi.

Sundimi politik i pakicës absolute ja ka arritur të sundojnë mbi ligjin e shtetin ligjor.A do të vazhdojë dot për kohë të gjatë kështu?!

Të shohim!Vërtetë perëndimi do të bëjë kompromis me sundimin politik në vend të atij ligjor?!

Cila Gjykatë Kushtetuese do ti bënte dot ballë këtij organizimi e funksionimi shtetëror komunist të instaluar tashmë?!

Duhet të shpresojmë.85% e shqiptarëve nuk e pranojnë këtë realitet. Kjo është një arsye e madhe për të shpresuar”,-shkruan Manjani.

Tags: 1 korrikuReagimeylli manjani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.