Mustafaj: Rama do urdheroje KQZ te manipuloje pjesemarrjen ne 45%

Mustafaj: Rama do urdheroje KQZ te manipuloje pjesemarrjen ne 45%

108
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka folur rreth situatës së votimeve në këto zgjedhje lokale.

Ndër të tjera gjatë fjalës të tij Mustafaj tha se Rama do t’i japë urdhër KQZ-së që ta çojë pjesëmarrjen deri në 45% që të mund t’i shkojë më tej shkarkimit të Presidentit Ilir Meta dhe arrestimit të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

Mustafaj i ftuar në News 24,  tha ndër të tjera se pjesëmarrja është sipas të gjitha parashikimeve dhe shqiptarët janë krejt të qetë në këtë ditë të zakonshme.

Ka Në lidhje me pjesëmarrjen në votime, që sipas KQZ-së deri në orën 11:00 ishte 12%, Mustafaj është skeptik dhe thotë se i beson të dhënave të PD-së, sipas të cilës pjesëmarrja në votime deri tani ka qenë rreth 5 %.

“Besoj që dita po shkon sipas të gjitha parashikimeve. Rama është i vendosur në arrogancën e tij për t’i shkuar deri në fund vendimit që ka marrë. PD vazhdon në të njejtën foilozofi: Refuzim e bojkot por jo dhunë dhe shqiptarët që më duken krejt të qetë në këtë të diel krejt të zakonshme.

Pjesëmarrja 12% është sinjali i parë i një ballafaqimi tjetër. PD siç më thonë burime kanë ngritur një shtab qendror dhe rrjet kapilar të numërimit të gjithë njerëzve që futen në votime. 

Këta raportojnë të dhënat dhe arrihet në një konkluzion. Sipas një telefonatave që pata, ju rezulton se pjesëmarrja deri në orën 11:00 ishte më pak se 5%. Kjo e shton dyshimin e ngrityur nga opozita, problemin e pabesueshmërisë totale që ka KQZ. Ky institucion përbëhet nga militantë të PS”,- tha ai.

Mustafaj shtoi se në këto zgjedhje ka më pak incidente se në zgjedhjet e kaluara, ndërkohë që shtoi se njerëzit e administratës janë të detyruar që të votojnë.

Po sipas tij, pavarësisht pjesëmarrjes reale, kryeminsitri do ta detyrojë KQZ-në të deklarojë se pjesëmarrja ishte diku te 45%.

“Rama do ta çojë pjesëmarrjen mbi 45%, do i japë urdhër KQZ që ta çojë aq, që t’i shkojë më tej procesit për shkarkimin e Metës dhe arrestimin e Voltanës.

E nesërmja po përgatitet sot sipas prognozës time. Sot ai do të kapë 40% të votimit. Mbi bazën e kësaj do vazhdojë nesër”,- ka thënë ndër të tjera Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY