Kokaina/ Si u zbulua biznesmeni nga Shkodra pas 4 muajsh pergjime

Kokaina/ Si u zbulua biznesmeni nga Shkodra pas 4 muajsh pergjime

263
0
Shares

Biznesmeni nga Shkodra, Astrit Beqiri, i cili u arrestua tre ditë më parë gjatë operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Goldfinger”, i koordinuar nga Europol, është mbajtur në vëzhgim prej 4 muajsh nga Policia shqiptare.

Ai po hetohej prej kohësh, i dyshuar si një prej drejtuesve të grupit që trafikonte kokainë e heroinë në 7 vende të Bashkimit Europian dhe Policia shqiptare ishte pjesë e këtij hetimi të nisur nga autoritetet në Danimarkë.

Beqiri rezulton të ketë hyrë në Shqipëri para 4 muajsh nga Mali i Zi në mënyrë të rregullt, por nuk është ndaluar, me qëllim që të vëzhgoheshin lëvizjet e tij, për të rënë në gjurmët e bashkëpunëtorëve të tjerë. Njëri prej tyre është edhe kunati i Beqirit, Jetmir Kastrati, i njohur edhe me emrin Sokol Krasniqi, i cili nuk u arrit të gjendet nga Policia dhe u shpall në kërkim. Burime nga Policia thanë se biznesmeni 51-vjeçar, Astrit Beqiri, dyshohet se koordinonte anëtarët e tjerë të grupit dhe se ka trafikuar mbi 1.65 tonë kokainë e heroinë në disa vende të Europës.

Ai rezulton të ketë në pronësi një biznes privat në sektorin e pularisë në zonën e Velipojës, ku kishte investuar shuma të konsiderueshme parash, konkretisht deri në 1 milion euro, që iu sekuestrua nga Policia.

OPERACIONI

Policia dhe Prokuroria shqiptare morën pjesë të mërkurën në një tjetër operacion ndërkombëtar të koordinuar nga Europol, duke arrestuar në Shkodër një biznesmen 51-vjeçar, i dyshuar si kreu i një grupi të trafikut të drogës në 7 vende të BE-së. I arrestuari ishte Astrit Beqiri, të cilit iu sekuestruan edhe një shumë e konsiderueshme parash, biznesi, si dhe 7 automjete që kishte në pronësi.

Në operacionin e koduar “Goldfinger”, të koordinuar nga Europol që u drejtua nga autoritetet e hetimit në Danimarkë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda patën një rol aktiv. Veprimet operacionale u shtrinë në Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri.

Autoritetet daneze të hetimit, si vend lider i këtij hetimi, bashkëpunuan me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, që në fazën e hetimit proaktiv. Ky hetim kishte në fokus goditjen e një grupi kriminal që vepronte në shtetet e mësipërme në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë, etj.. Si rezultat i operacionit u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim. U sekuestruan 40 kg kokainë, u kontrolluan me dhjetëra ambiente, u sekuestruan mbi 600 mijë euro, armë zjarri, granata, disa automjete dhe objekte të ndryshme. Marre nga Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY