Palmer: Eshte plotesisht e mundur qe zgjedhjet te perseriten

Palmer: Eshte plotesisht e mundur qe zgjedhjet te perseriten

152
0
Shares

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, ka deklaruar se zgjedhjet vendore në Shqipëri duhet të zhvillohen më 30 qershor.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zyrtari i lartë amerikan është shprehur se është për të ardhur keq opozita vendosi të bojkotojë jetën parlamentare dhe zgjedhjet, pasi sipas tij, ato duhen zhvilluar për t’i hapur rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese. Më pas, shtoi Palmer, është pikërisht Gjykata Kushtetuese që vendos nëse zgjedhjet do të përsëriten apo jo.

Zëri i Amerikës: Zoti Palmer faleminderit për mundësinë për këtë intervistë. Le të fillojmë me lajmin e fundit. Presidenti Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve vendore, 13 tetorin.

Kryeministri Rama këmbëngul për 30 qershorin. Cili është qëndrimi i Departamentit të Shtetit, a duhet të shtyhen zgjedhjet?

Mathew Palmer:  Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit.

Zëri i Amerikës: Përpara se të shpallte datën e re, presidenti Meta u takua me përfaqësues të disa ambasadave të vendeve kryesore në Tiranë, por duket se ai nuk ftoi përfaqësues të ambasadës amerikane, ose ambasadës italiane. Në të kaluarën presidenti Meta ka bërë kritika relativisht të ashpra ndaj komunitetit ndërkombëtar duke u shprehur se “nëse dikush kërkon zgjedhje një-partiake le të vejë në Korenë e Veriut” dhe se “ai ka anuluar zgjedhjet në Shqipëri dhe jo në Amerikë, apo ndonjë vend tjetër”.  Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?

Mathew Palmer:  Në kushte ideale ne do të kishim dashur që në zgjedhje të merrnin pjesë si partitë e opozitës edhe të qeverisë. Këtë ua bëmë të qartë me forcë udhëheqësve të opozitës, përpara se ata të vendosnin të bojkotonin zgjedhjet. Është për të ardhur keq, që vendosën ndryshe. Por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet nuk duhen zhvilluar. Pas zgjedhjeve do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë, që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY