Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/”Po i fryn konfliktit civil”, PD: Rama ka një skenar të rrezikshëm dhune për të dielën

28/06/2019
VIDEO/”Po i fryn konfliktit civil”, PD: Rama ka një skenar të rrezikshëm dhune për të dielën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike parashikon se do të ketë dhunë dhe përplasje në datën 30 Qershor. Nga selia blu, sekretari i përgjjthshëm, Gazmend Bardhi, deklaroi se Edi Rama po përpiqet të kthejë kundër qytetarët, duke i përplasur me njëri tjetrin.

Bardhi thotë se Edi Rama ka në mendje skenare të rrezikshme dhune, te cilat pret tia futurojë Partisë Demokratike.

Bardhi thotë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk do te këtë, sa kohë që Edi Rama është ne qeverisje, ndërsa dhe  urdhërin për shkarkimin e kryebashkiakut të Vau të Dejës e cilëson politik.

“Aktet e pavlefshme, banditeste dhe antikushtetuese kundër Zef Hilës janë tentatva të dështuara që kërkojnë të imponojnë paligjshmëri.Zef Hila është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Kundër tij është regjimi që nuk e thyen dot me vote”,-tha ndër të tjera Bardhi.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/465876723985072/?notif_id=1561721918891089&notif_t=live_video

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PEËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Të dashur bashkëqytetarë!

Ju që banoni në bashkitë e drejtuara nga opozita dhe ju që banoni në bashkitë e drejtuara nga organizata kriminale që drejton sot vendin.

Edi Rama po përpiqet të na përçajë dhe të na vendosë kundër njeri tjetrit. Ai ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t’ia faturojë Partisë Demokratike, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës!

Shpresa e tij e vetme për të mbajtur pushtetin kriminal qëndron tek dhuna, tek konflikti, tek përplasja civile. Me këtë skenar, të dalë nga sirtarët e Sigurimit të Shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë vënë në shenjestër kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, të cilin nuk e thyejnë dot as me votë, as me kërcënimin e banditëve të tij me dhe pa unifromë.

Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj të prerë se asnjë militant i saj nuk qëndron pas djegies së KZAZ-së në Vaun e Dejës.

Tentativë e dëshpëruar e një regjimi të korruptuar dhe kriminal është sajimi i raportëve të rreme nga policia dhe ndalimi politik pa prova e pa fakte i njerëzve të afërt me kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Tentativë e dëshpëruar e regjimit kriminal të Edi Ramës është të bëjë simbolin e 30 qershorit, Tom Doshin, personin që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për disa krime, përfshirë edhe krimet për vjedhjen e zgjedhjeve.

Tentativë e dëshpëruar e Edi Ramës kundër opozitës është akti sa qesharak, aq edhe banditesk, antikushtetues i gjoja shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës

Zef Hila është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Aktet e pavlefshme të kryeministrit mik të kriminelëve më të rrezikshëm të vendit, janë tentatva të dështuara që kërkojnë të imponojnë paligjshmëri.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ata që duhet të përballen me drejtësinë janë Edi Rama, Sandër Lleshaj, që e kanë futur vendin në një proces të paligjshëm dhe antikushtetues votimesh moniste.

Partia Demokratike dënon me forcë retorikën provokuese dhe të dhunshme të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe të shefit të tij Edi Rama, i cili me gjakftohtësi kriminale po i fryn konfliktit civil.

Qytetarët të cilët duan të jetojnë të lirë, si në çdo vend normal europain, janë në këmbë në mbrojtje të demokracisë dhe të së ardhmes së fëmijëve të tyre. Ata e dinë mirë se përsa kohë Edi Rama të jetë Kryeministër, zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka për të patur, se mundësia më e mirë për fëmijët e tyre është të ikin refugjat, se Shqipëria do të mbetet e fundit dhe nuk ka për t’u bërë asnjëherë si gjithë Europa.

Qytetarët nuk kanë nevojë të shohin Kodin Penal! Kodi Penal është për kriminelë si Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, dhe ndaj tyre do të zbatohet shumë shpejt.

Qytetarët shqiptarë kanë në dorë Kushtetutën e Republikës dhe do të bëjnë gjithçka që Edi Rama të mos e shkatërrojë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre!

Tags: 30 qershordeklaratadhunegazmend bardhiPDReagimevotime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.