Lajm i fundit/ Situatë e tensionuar në qytetin e Shkodrës

Lajm i fundit/ Situatë e tensionuar në qytetin e Shkodrës

144
0
Shares

KZAZ numër 6 e cila është vendosur në Bushat, bashkia e Vait te Dejed, ne palestrën e shkollës së mesme profesionale “Nre Mjeda” u perfshi nga flaket kete mbremje.

Persona ende të paidentifikuar dyshohet të kenë sulmuar me bomba molotov KZAZ-në e cila është përfshirë nga flakët.

Zjarrfikeset ndodhen në terren për të shuar zjarrin, i cili ka dëmtuar një pjesë të materialeve zgjedhore.

Policia ka njoftuar per dy police te lenduar, por nuk eshte konfirmuar zyrtarisht. Por nje media qe merr pamjet e policise para zyres se shtypit me urdher nga lart, dha disa pamje te piilicit te lenduar. Mqa kjo media trukon permbajtjen e vet ne interes te qeverise nuk e konsiderojme te besueshme.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas situatës në Shkodër, ku i është vënë zjarri materialeve zgjedhore në një shkollë dhe madje është përdorur molotov.

Lleshaj e cilëson shenjë të një skizofrenie politike të PD dhe thotë se ligji do veprojë.

“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!”, shkruan Lleshaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY