Albana Vokshi nëpërmjet rrjetit social facebook ka thënë se provimi I letërsisë së Maturës Shtetërore ishte një tradhëti qeveritare ndaj maturantëve.
Gjjithashtu ajo është shprehur se në test kishte pyetje jashtë programit, që kanë penalizuar nxënësit ekselentë.
Postimi I plotë:
“Provimi i Gjuhë Letërsisë, një tradhëti qeveritare ndaj maturantëve. Në test kishte pyetje jashtë programit, që kanë penalizuar nxënësit ekselentë
Që prej ditës së djeshme, kur u publikuan rezultatet e provimit të gjuhë letërsisë për maturantët, jam takuar me dhjetëra prindër të revoltuar për rezultatet negative të papritura të fëmijëve të tyre maturantë. Disa prej tyre prindër maturantësh ekselentë, me çmime ndërkombëtare, por që në vend të 10-ës që prisnin, kanë marrë 8 ose 7.
Maturantët citojnë të paktën 3 pyetje në test, që nuk kanë qenë pjesë e programit shkollor, duke I penalizuar rëndë të rinjtë që kanë varur shpresat tek mesatarja e lartë për të vazhduar studimet në degët e tyre të preferuara brenda vendit apo për të siguruar bursë dhe pranim në universitetet jashtë vendit.
Maturantët ndjehen të tradhëtuar edhe nga trajtimi preferencial dhe I paligjshëm që iu bë një pjese të nxënësve me lidhje politike me partinë pushtet, të cilëve iu dha kopje paraprakisht, duke zhvlerësuar mundin 3 vjeçar të maturantëve të tjerë.
Janë shumë të fortë zërat brenda rradhëve të mësuesve, se notat e ulëta për maturantët me perfomancë të lartë në 3 vite, janë pasojë e vlerësimit jo të ndershëm të testit, ku janë hequr dhe shtuar pikë jashtë çdo kriteri vlerësimi.
Duke shprehur shqetësimin tim si ish kryetare e Komisionit të Medias dhe të Partisë Demokratike për dështimin e menaxhimit të arsimit në Shqipëri, në çdo nivel të tij, kam një këshillë për maturantët, që kanë dyshime tek vlerësimi i tyre:
Kërkoni kopjen e provimit tuaj pranë shkollës! Keni kohë tre ditë pas shpalljes së rezultatit për ta bërë këtë. Portali online është jashtë funksionit, si vetë qeveria e Edi Ramës, që ju tradhëtoi në formën më të shëmtuar.
Për maturantët kam edhe një ftesë! Të dielën refuzoni votimet e paligjshme njëpartiake! Dilni në protestë me pjesën tjetër të shqiptarëve për t’I dhënë vendit mundësinë të ketë qeverinë që punon për ju, për prindërit tuaj dhe jo për kriminelët dhe një grusht hajdutësh, servilë të Edi Ramës!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/