Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shifra marramendëse/ Shikoni sa do e paguajë Rama avokatin kundër BILD

25/06/2019
Shifra marramendëse/ Shikoni sa do e paguajë Rama avokatin kundër BILD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri  Edi Rama  ka punësuar avokatin gjerman Matthias Prinz për të paditur gazetarin e gazetës gjermane Bild, Peter Tiede, i cili botoi përgjimet e vjedhjes së zgjedhjeve në 2016 dhe 2017 nga Partia Socialiste.

Gjatë dy javëve të fundit, Tiede botoi disa përgjime të prokurorisë, ku dëgjohet Rama dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste dhe të qeverisë, të cilët bashkëpunojnë me kriminelë për të kërcënuar votuesit, për t’i ndaluar ata të votojnë dhe për të blerë vota.

Bisedat zhvilloheshin edhe midis politikanëve dhe anëtarëve të bandave kriminale, ku nënkuptohej se këta të fundit kishin dotë merrnin ose kishin marrë favore dhe ndikim politik përkundrejt votave të siguruara.

Kur Bild filloi botimin e përgjimeve, Rama deklaroi se do të merrte masa ligjore kundër gazetarit Tiede.

Përveç kësaj, prokuroria në Tiranë hapi një hetim për rrjedhjen e përgjigmeve, por jo për përmbajtjen e tyre.

Prokuroria i ka pasur në zotërim përgjimet për gati tre vjet, por nuk ka përparuar në ndonjë hetim në lidhje me to dhe nuk ka bërë asnjë arrestim.

Përveç kësaj, Kryeministri Rama ka urdhëruar që zgjedhjet lokale të 30 qershorit të mbahen, pavarësisht se Presidenti i anuloi ato në prag të skandalit.

Në një postim në Twitter, Rama deklaroi se ai ka punësuar avokatin Prinz për “nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e Bild”. Rama pretendon se gjykatat gjermane do të vendosin “kush ka të drejtë e kush ka faj”, duke shtuar se “shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën”.

Rama e ka pranuar më parë se në përgjime është vërtet zëri i tij, madje shtoi se ai do t’i kishte bërë sërish ato biseda.

Në këtë kuptim, është e paqartë se ku do ta bazojë Rama padinë e tij ndaj gazetarit Tiede, pasi padia për shpifje dhe cenim të figurës kërkon që të jenë bërë deklarata të rreme me qëllim dëmtimin e reputacionit të personit.

Në këtë rast, pasi ka konfirmuar se përgjimet janë të vërteta, Rama nuk ka bazë ligjore për padi të këij lloji.

Gazetari Tiede iu pergjigj Ramës, duke e pyetur se për çfarë do ta akuzonte saktësisht, për “botim të përgjimeve të vërteta”?

Në të kaluarën, qeveri të huaja kane paditur individë në Gjermani, ku bien në sy diktatura e Pinoçetit dhe qeveria turke, të cilët njihen për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj medias së lirë dhe të pavarur.

Lajmi i sotëm vjen vetëm pak ditë pasi Rama u takua me një delegacion të organizatave ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e shtypit, të cilët vizituan Shqipërinë për të konstatuar gjendjen e lirisë së shtypit dhe medias.

Delegacioni vërejti se Shqipëria nuk plotëson një numër detyrimesh ligjore, që rrjedhin nga legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ata vërejtën një edhe përkeqësim të lirisë së shtypit dhe shprehën shqetësim për mënyrën se si përdoren ligjet që kriminalizojnë shpifjen, për të frikësuar dhe heshtur gazetarët kritikë.

Gjatë takimit me delegacionin, Rama u angazhua që të mos i thërriste më gazetarët “kazanë”, si dhe që të mos ngrinte padi për shpifje ndaj gazetarëve përveç “rasteve ekstreme”.

Avokati që, sipas fjalës së tij, Rama ka punësuar për të ndërmarrë një padi kundër gazetarit të Bild-it është i specializuar në fushën e ligjeve për reputacionit, shpifjen, mediat dhe argëtimin.

Ai ka përfaqësuar korporata të mëdha si Audi, T-Mobile dhe Volskwagen, si dhe Familjen Mbretërore Suedeze, Sulltanin e Bruneit, Princin Albert të Monakos, futbollistin miliarder David Beckham dhe Princeshën Karolinë nga Hanoveri.

Tarifat e këtij avokati fillojnë nga 750 euro ora dhe është e paqartë se si do t’ia dalë Rama ta paguajë atë, ndërkohë që kryeministri fiton vetëm 1400 euro në muaj, pa taksat.

Tags: AvokatgazetarRamashifra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.