DOKUMENTI/Mziu i vendosur: Nuk ka zgjedhje në 30 qershor në Kamëz

DOKUMENTI/Mziu i vendosur: Nuk ka zgjedhje në 30 qershor në Kamëz

98
0
Shares

Bashkia e Kamzës është e vendosur për të zbatuar dekretin e Presidentit Meta, duke mos u pajtuar me vendimin për të mbajtur zgjedhjet në 30 Qershor.

Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, në dokumentin drejtuar të gjithë institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, deklaron se nga ana e institucionit të Bashkisë Kamëz dhe e tij  personalisht është ndjekur e gjithë procedura ligjore për zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës  së Shqipërisë. Duke vlerësuar kushtetushmërinë e këtij dekreti, ai deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor 2019.

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka tagër ligjor që të gjykojë mbi Dekretet e Presidentit për sa i përket datës së zgjedhjeve. Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rezervat e tij ligjore për Dekretet e Presidentit, mund t’i drejtohet vetë kryesisht këtij institucioni (Presidentit)”,-thuhet në dokument.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY