“30 Qershori lihet në fuqi”, reagon Presidenca: Skeç i orkestruar prej kohësh

“30 Qershori lihet në fuqi”, reagon Presidenca: Skeç i orkestruar prej kohësh

82
0
Shares

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, e ka cilësuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor një skeç të orkestruar prej kohësh.

“Asnjë surprizë nga skeçi i rradhës i orkestruar prej kohësh”, shkruan Tedi Blushi.

Kolegji Zgjedhor vendosi të lërë në fuqi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa, vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri, për çregjistrimin nga listat e zgjedhësve të pushtetit vendor, që do të thotë se më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Ne nje prononcim për mediat, kreu i Partisë Uniteti Kombëtar Beqiri tha se vendimi i Kolegjit është detyrues dhe se më 30 qershor do të shkojnë në zgjedhje.

Thelbi i padisë tonë ishte dekreti i Presidentit. Në iu drejtuam Kolegjit për të mësuar nëse ky dekret i Presidentit është i vlefshëm apo i vlefshëm. Unë mund të kem mendime individuale, personale të miat por problemi ishte që vendimmarrja jonë ishte politike dhe juridike”, deklaroi Beqiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY