Ish-deputeti Tritan Shehu deklaron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në panik dhe duke lajthitur.
Duke iu referuar zhvilimeve të fundit, ish-deputeti shkruan se KQZ do të transferojë dhe kutitë e votimit në shkolla apo diku tjetër ku janë qëndrat shëndetsore.
“Apo prandaj deklaronte qe po i rinovonte keto Qendra, per t’i kthyer ato ne “bunkere” paligjeshmerie e injorance”,-shkruan ish-deputeti.
REAGIMI I PLOTE
Lajthitje nen panik e KQZ dhe atyre qe e urdherojne, kerkojne te gjejne “vrime miu”!
Skandal i vertete ajo qe lexova, KQZ vendos qe nje pjese e qendrave te votimit te transferohen nga shkollat apo diku tjeter ku jane, ne Qendrat Shendetesore!
Une do tu propozoja per te qene me te “sigurte” e izoluar t’i vendosin ne Sallat e Operacionit.
Nuk mendoja se marrezia e injoranca mund te arrinte deri ne kete pike.
Por ketu kemi te bejme edhe me nje denigrim te thelle, mungese ekstreme njohje e respekti per sistemin tone shendetesor, personelin e punen e tij.
Ku eshte Ministira e Shendetesise ne kete vendim absurd.
Apo prandaj deklaronte qe po i rinovonte keto Qendra, per t’i kthyer ato ne “bunkere” paligjeshmerie e injorance!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/