Pas përplasjeve të ditës së sotme, policia ka filluar “një lloj hakmarrje” ndaj atyre që kundërshtuan vendimin e qeverisë për të mbajtur zgjedhjet dhe kanë kërkuar respktimin e dekretit të Presidentit Meta.
Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi është shoqëruar sot në polici së bashku me kreun e FRPD-së në Mat Denisa Llapa pas incidenteve në KZAZ-të e qarkut Mat.
Burime nga PD bëjnë të ditur se ish-deputetes nuk i kanë komunikuar arsyet e këtij shoqërimi në polici.
Më herët u bë e ditur se ish-deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia është shpallur në kërkim policor, pas ngjarjeve në Shkodër.
(VIJON..)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/