Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Këmbanë alarmi”, Meta për rikthimin e vizave: Urgjent të merren masa për…

18/06/2019
E PLOTE/Arsyet pse zgjedhjet u anuluan, Meta tregon si do të përcaktohet data tjetër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Ilir Meta ka ngritur alarmin për çështjen e rikthimit të vizave, rreziku që i kanoset Shqipërisë.

Meta ka reaguar pas njoftimit të djeshëm të Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos i cili paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë.

“Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve”,-bën me dije Meta.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vuajtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon.

Të gjithë i mbajmë mend radhët e gjata përpara dyerve të ambasadave, me familjarë të dëshpëruar në kërkim të një mundësie për të ritakuar fëmijët, të afërmit, apo të mundësisë për të studiuar dhe udhëtuar jashtë vendit, etj.

Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve!

Tags: Ilir Metarikthimi i vizaveshqetesimishqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.