“Parlamenti si landfill”, Ish-deputeti thirrje opozitës së re: Braktisni sa më shpejt...

“Parlamenti si landfill”, Ish-deputeti thirrje opozitës së re: Braktisni sa më shpejt ngrehinën…

99
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së i ka gjetur një emërtim parlamentit të ri në vend. Tritan Shehu e ka quajtur Parlamentin si “Landfillin” e ri antikushtetues të Shqipërisë, ndërkohë që 42 deputetët e listave i cilëson si “pupacë”.

Ai iu ka bërë thirrje deputetëve të opozitës së re që të braktisin sa më shpejt detyrën, pasi po i krijojnë dëme demokracisë së vendit.

’Landfilli’  antikushtetues i ri i Shqipërisë.

Është momenti i fundit për te gjithë ata qe janë, si dhe për grupin e 42 ”pupaceve”, qe i kane futur si “çetën” e “40 Hajduteve te Ali Babait”, te braktisin ketë ngrehine sa me shpejt.

Boll dëme i kane krijuar deri me tashti demokracisë shqiptare qofte dhe duke ndjekur aty, pavarësisht disa retorikave apo votimeve te pilotuara.

Nesër do te jete tepër vone për te rivendosur dinjitetin e tyre tashme te komprometuar, si per dhe per një mundësi tjetër kontributeve ne zhvillimet e ardhshme.

Është koha e fundit për reflektim e veprim!”, thekson Shehu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY