Arrestimet politike të Ramës, qytetarët protestë para komisariatit të Policisë në Librazhd

Arrestimet politike të Ramës, qytetarët protestë para komisariatit të Policisë në Librazhd

84
0
Shares

Qytetarë e simpatizantë të Partisë Dekomkratike janë mbledhur para komisariatit të policisë në mbeshtetje të 7 ndaluarve që penguan kryeministrin Edi Rama në Librazhd.

Nën thirrjet ‘Rama Ik’ ata kërkojnë  lirimin e drejtuesve lokal në Elbasan mes tyre ish-deputetit Aurel Bylykbashi.

Policia e Shtetit  ka proceduar 23 protestues dhe ka arrestuar 7 prej tyre për protestën e organizuar mbasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit, gjatë së cilës i bllokuan rrugën eskortës së Kryeministrit Edi Rama; Rama do të zhvillonte takimin elektoral me socialistët për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak.

Policia e Librazhdit njoftoi se bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY