‘Rikthimi i vizave’/ Berisha: “Edvin Droga shndërroi Shqipërinë në delen e zezë...

‘Rikthimi i vizave’/ Berisha: “Edvin Droga shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Evropës”

103
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha në një postim në profilin e tij në FB e ka cilësuar si një ditë të zezë për Shqipërinë faktin që shumë vende në Evropë po kërkojnë rikthimin e vizave për Shqipërinë, ku pas Hollandës tashmë është edhe Zvicra që e kërkon një gjë të tillë.

Për Berishën ky rikthim i vizave cënon një arritje historike siç ishte liberalizimi i vizave.

“Delen e zeze te gjithe e kane frike!

Pas Hollandes kerkohet dhe ne Zvicer rikthimi i vizave per Shqiperine.

Miq, levizja e lire pa viza ne Europe eshte arritja e jetes per shqiptaret qe jetuan per 45 vite ne bunkerin e izolimit me te thelle ne tere ekzistencen e tyre.

Kjo arritje historike eshte vene ne rrezik te madh per faktin se Edvin Kristaq Krimi ne keto vite ka shnderruar Shqiperine ne:

1-Qender operacionale te organizatave kriminale qe veprojne ne Europe, SHBA, Amerike Latine dhe Lindje te Mesme dmth ne eksportues kryesor e krimit dhe droges. Ai ka shnderruar vendin ne:

2-Kolumbi apo Kanabistan dhe ai

3-Ka ndertuar narkoshtetin e pare ne Europe dhe vendosur

4-sundimin e mafies ne vend.

Perveç ketyre, me politikat antipopullore kriminale qe ndjek Edi Rama ne nje kohe kur emigracioni eshte bere problem madhor ne Europe dhe ne bote ai detyroi

5-te largohen nga Shqiperia mbi 400.000 mije shqiptar ne 4 vite dhe vendi yne te behet nje shqetesim tejet serioze per vendet anetare te BE.

Shkurt miq, Edvin Kristaq Droga ka shnderruar Shqiperine ne delen e zeze te Europes, nga e cila te gjithe kane frike ndaj dhe procesi i rikthimit te vizave do te jete nje proces domino, pas Hollandes, Zvicra dhe pas Zvicres shteti tjeter i radhes.

Me Edvin Krisraq Drogen ecim te sigurte drejt rikthimit te vizave!

Ketu me poshte keni artikullin mbi kerkesen e Zvicres per rikthimin e vizave per Shiperine. sb

Bëhet fakt i kryer/ Zvicra dorëzon kërkesën që shqiptarëve t’u vihen vizat

Holanda dëshiron të rivendosë vizat për shqiptarët. Po Zvicra? Kjo është ajo që kreu i Lidhjes Kombëtare Lorenzo Quadri po kërkon në një interpelancë të dërguar në Këshillin Federal. Quadri rikujtoi se parlamenti hollandez në javët e fundit ka miratuar me shumicë të madhe një mocion për ripërtëritjen e kërkesës për viza për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen.

Lëvizja pa viza për shtetasit shqiptarë u shfuqizua në fund të vitit 2010. Që atëherë banorët e Shqipërisë mund të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe në disa vende të tjera thjesht duke deklaruar destinacionin dhe duke dëshmuar të jetë në gjendje të qëndrojnë për kohëzgjatjen e qëndrimit, deri në maksimum 90 ditë edhe me regjistrime të shumta gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh.

“Parlamenti holandez – shkruan Quadri – ka motivuar kërkesën e saj me rritjen shqetësuese të krimit, veçanërisht të tipit mafioz, që vijnë nga Shqipëria. Gjatë debatit, sipas burimeve gazetareske, është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ato që janë deklaruar zyrtarisht dhe se sipas policisë së Roterdamit mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në atë qytet në vitet e fundit ».

“Një problem tjetër i ngritur është emigrimi i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, në veçanti meshkujt e rinj. Kërkesa e Holandës në Komisionin Evropian gjithashtu ndikon në Zvicër, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit “lexohet në tekstin e interpelancës, e cila i kërkon ekzekutivit të shprehet nëse Zvicra do të mbështesë kërkesën holandeze dhe se si situata është në vendin tonë në lidhje me krimin shqiptar, dhe në veçanti atë të mafias.”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY