‘Habit’ Xhelal Mziu: Në 20 Tetor 2019 do të zhvillohen zgjedhjet

‘Habit’ Xhelal Mziu: Në 20 Tetor 2019 do të zhvillohen zgjedhjet

102
0
Shares

Kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu i ka kthyer përgjigje akuzave të Erion Veliajt, por nga ana tjetër ka treguar dhe datën se kur, sipas tij, do të mbahen zgjedhjet vendore në Shqipëri.

Mziu shkruan në postimin e tij në rrjetin social, se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, porse procesi do të mbahet sipas tij më 20 tetor 2019.

Reagim I Bashkisë Kamëz

Erjon Veliaj një tellall I punësuar

Erjon Veliaj, ka vijuar parantezat e Tij në takimet e mbyllura elektorale për të vetë shpallurën kandidaturë për Bashkinë Tiranë.

I vetëdijshëm pa një platformë zhvillimi për kryeqytetin “Lali Eri” bredh sa në një fshat në një tjetër duke I quajtur banorët qytetarë të barabartë me kryeqytetasit dhe I premton që data 30 Qershor është data e votimeve si shoku “Enver” dikur nën diktatin e Diktaturës së Proletariatit.

“Lali Eri” ka me qindra e mijëra probleme për të zgjidhur në kryeqytet dhe e kalon vëmëndjen e të interesuarve për hallet e tyre në Kamëz dhe në çdo Bashki që qeveriset nga Partia Demokratike.

Por me që jemi Njësi Administrative kufitare edhe pse Ti ,”Erjon” merr më shumë se gjysmën e buxhetit të qeverisë “Rama” dhe pse takson nga mëngjesi deri në darkë bizneset e çdo lloji dhe pse gjobit në të njëjtin interear kohor qytetarët e kryeqytetit, gjen kohën dhe merresh me shpifjet ndaj kolegëve të Tu.

Sa për ilustrim po të tregojmë disa krahasime reale me rrugët që janë ndarëse ndërmjet dy Njësive tona, Kamëz dhe Tiranë dhe do të shohësh ndryshimet.

Jo vetëm krahasimet dhe ndryshimet e thella që ndodhin midis nesh, ndërsa Ti në moton e punës Tënde ke të merresh dhe të shpifësh për kolegët të cilët në ndryshim nga Ty edhe pse Qeveria Jote nuk jep asnjë qindarkë për Bashkinë Kamëz, kanë vullnetin dhe përgjegjësinë të administrojnë me ligjshmëri atë ç’farë qytetarët e Kamzës kanë nevojë.

Po ju informojmë se Bashkia Kamëz në ndryshim nga Ty me një buxhet ndoshta 10 herë më të ulët se buxheti I bashkisë që TI drejton realizon brënda një territori 200 investime në vit dhe ku më tepër se 60% e këtij buxheti shkon në këtë zë.

Ndërsa TI “Lali Eri” ndryshe flet dhe ndryshe vepron kujdes me skandalet që po të shoqërojnë kudo dhe njëri pas tjetrit.

Së fundmi ke marrë dhe statusin e Kryetarit Tënd të Partisë duke deklaruar kudo dhe të publikuar në Media se TI je përcaktuesi I fituesve të kandidatëve në Bashkinë Kamëz, Shkodër, Mallakastër, Përmet, Lezhë, Pogradec e kudo që TI nuk fiton dot kurrë.

Duke të vlerësuar për pozicionin e Ri të punësimit, Zgjedhje me 30 Qershor 2019 nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë

ShihemiNeZgjedhjetRealeTe20Tetorit2019.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY