Takimi me Presidentin Meta, flet Dash Shehi: Ja çfarë u bisedua për...

Takimi me Presidentin Meta, flet Dash Shehi: Ja çfarë u bisedua për datën e zgjedhjeve

108
0
Shares

Ka zgjatur rreth 30 minuta takimi konsultativ mes Presidentit Ilir Meta dhe aleatëve të Partisë Demokratike. Në përfundim, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se ishte një hap i vogël, por në drejtimin e duhur.

Shehi: Funksioni opozitar është përtej caktimit të datës zgjedhore. Ne gjykojmë që aksioni opozitar nuk mund të reduktohet vetëm në këtë situatën e ditës së zgjedhjeve. Ne gjykojmë që data e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër. Çfarë do të bëjmë deri në ditën e zgjedhjeve për ti bërë zgjedhjet e pranueshme nga pikëpmja e pretendimeve tona. Ne gjykojmë që dita e zgjedhjeve  do të derivojë nga mundësia e një marrëveshje të madhe politike në të cilën të merren në konsideratë pretendimet opozitare për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shehi e konsideroi takimin shumë pozitiv, por tha se marrëveshja i takon partive të mëdha.

Shehi: Ne nuk kemi tagër të mbyllim marrëveshje. Kjo i takon në radhë të parë Bashës dhe palës tjetër. Kështu që sot gjykojmë që është bërë një hap i vogël, por në drejtimin e duhur.

Data e zgjedhjeve nuk është një dëshirë. Do të dalë vetëvetiu nga marrëveshjet politike. Nëse data e zgjedhjeve është një shtyrje thjesht për të shtyrë kohë, kjo nuk i mjafton opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY