Vetëm me katër anëtarë, KQZ ka vijuar mbledhjen në mënyrë të paligjshme. Katër anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë refuzuar të zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Anëtarët e PS-së në KQZ kanë deklaruar se dekreti i Presidentit është i pavlefshëm dhe si i tillë, ata kanë vijuar mbledhjen normale . Mbledhja është drejtuar nga Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili ka thënë se sipas Kodit Zgjedhor, ati i takon e drejta për të ushtruar kompetencat e kryetarit.
Ndërkohë që më herët, kreu i KQZ-së, Klement Zguri është larguar nga mbledhja, pasi sipas tij anëtarët e këtij institucioni po i bëjnë sfidë dekretit të Presidentit, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur më parë.
Anëtarët e KQZ-së të zgjedhur nga PS kanë vijuar mbledhjen normale dhe kanë miratuar me katër vota pro projektvendimin për ndarjen e fondeve të partitë politike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/