Tufa dërgon në gjykatë një tjetër emër: Ka bërë krime lufte, dorëzova...

Tufa dërgon në gjykatë një tjetër emër: Ka bërë krime lufte, dorëzova prova të dëshmitarëve okularë

129
0
Shares

Agron Tufa, drejtor i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka bërë sot bërë një padi ndaj Edmond Cajas, i cili ka mbajtur poste drejtuese në kohën e komunizmit.

Sipas  Tufës, Caja ka ushtruar një dhunë të pakonceptueshme ndaj të burgosurve duke i rrahur, gjymtuar e skllavëruar në burgun e Qafë-Barit.

Bëmë një kallëzim penal që do të ndiqet nga kallëzime të tjera penale për krime monstruoze për ata që kanë bërë krime lufte dhe duhet t’i luftojmë këta kriminelë. Kriminelët e diktaturës sot janë të padënuar, kemi çuar prova të panumërta të dëshmitarëve okularë. Një ndër ta është edhe Edmond Caja, për të cilin sot dorëzova edhe prova.”, u shpreh ai.

Theksojmë se Tufa muajt e fundit ka pasur një debat me Spartak Brahon, Arben Dukës, Fatos Tarifën, me të cilin çështja ka kaluar në gjykatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY