KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Tiranës, çfarë e penalizoi

KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Tiranës, çfarë e penalizoi

96
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro. Treshja gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar me 5 qershor, u evidentuan mungesë burimesh financiare për disa vite si edhe paqartësi në deklarimin e një kredie dhe kërkesën për shtesën e një prone. Ndërkohë, nga hetimi administrativ nuk u identifikuan probleme për pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin.

Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Hajro ka kryer deklarim të pasaktë, por nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë, nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit dhe ka burime të ligjshme. Pasaktësia është konstatuar në mos deklarimin e kërkesës për legalizimin e një prone.

Lidhur me pastërtinë e figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, ka rekomanduar përshtatshmërinë e Kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro për vazhdimin e detyrës. Relatori Ilia nuk evidentoi probleme edhe lidhur me kriterin e profesionalizimit.

Vetë kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro nuk preferoi të jepte shpjegime gjatë seancës dëgjimore lidhur me gjetjet e komisionit, duke pohuar se u qëndronte atyre që kishte paraqitur me shkrim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY