Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vokshi: Sulmet personale kundër Bashës, alternativa e vetme e korrupsionit Rama-Veliaj

09/06/2019
Vokshi përshendet qëndrimin e Presidentit Meta: Ktheu ligjin e korrupsionit qeveritar
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Edi Rama dhe Erion Veliaj po sillen si fantazma politike, njëri nëpër Shqipëri, tjetri nëpër Tiranë duke patur vetëm një alternativë për qytetarët: sulmin e shfrenuar kundër liderit të opozitës.”

Kështu shprehet ish-deputetja e PD, Albana Vokshi duke akuzuar ashpër kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn se po mbushin vendin me gënjeshtra duke sulmuar liderin e PD, Lulzim Bashën.

Vokshi thekson se asnjëri nuk ka asnjë plan për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Rëndësi ka që të sulmojnë Lulzim Bashën, sepse vetë sondazhet e tyre, tregojnë se, nëse në Shqipëri do të mbahen sot zgjedhje të lira e të ndershme, Lulzim Basha është kryeministër.

Postimi i plotë i Vokshit:

Edi Rama dhe Erion Veliaj po sillen si fantazma politike, njëri nëpër Shqipëri, tjetri nëpër Tiranë, duke patur vetëm një alternativë për qytetarët: sulmin e shfrenuar kundër liderit të opozitës.

Paradite mbush vendin me gënjeshtra Edi i papërgjegjshmi, pasdite ndot Tiranën me të pavërteta Erjon mashtruesi.

Asnjëri nuk ka asnjë plan për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Rëndësi ka që të sulmojnë Lulzim Bashën, sepse vetë sondazhet e tyre, tregojnë se, nëse në Shqipëri do të mbahen sot zgjedhje të lira e të ndershme, Lulzim Basha është kryeministër.

Per të fshehur milionat nga taksat tona që njëri ia jep baxhanakut si kryeministër, tjetri ia jep të vëllait të tij si kryebashkiak, kampionët europianë të korrupsionit Rama dhe Veliaj, duan që, me sulme të pavërteta personale dhe familjare, me propagandë mjerane kundër Lulzim Bashës, të bëjnë që shqiptarëve t’u duken të gjithë politikanët njësoj.

Ne nuk jemi njësoj. Edi Rama është mik dhe ortak i kriminelëve, ndërsa Erion Veliaj e ndihmon pushtetin e krimit të pastrojë paratë e pista në kullat, me të cilat ka betonizuar Tiranën. Ne jemi ata që e kemi denoncuar të parët këtë pakt kriminal, e kemi luftuar edhe të vetëm ketë luftë dhe, tani, bashkë me shumicën e shqiptarëve të ndershëm, jemi në betejën finale për ta zhbërë paktin me krimin, themeli i pushtetit Rama-Veliaj.

Megjithatë, jo më kot thonë se çdo e keqe e ka një të mirë. Ky proces I çmendur kriminal dhe monist po bën edhe më të dallueshëm për shqiptarët llumin që ka mbuluar PS!

Tags: Albana vokshiEdi Ramaerion veliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

25/05/2026
Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

25/05/2026
GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

25/05/2026
Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

25/05/2026
GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.