Vendimi i presidentit Meta, Manjani rikujton dekretet e Moisiut dhe Nishanit

Vendimi i presidentit Meta, Manjani rikujton dekretet e Moisiut dhe Nishanit

128
0
Shares

Vendimi i presidentit të Republikës Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor e kapi në befasi kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën.

Ndërsa shumë prej tyre pyesin se në cilin nen është bazuar kreu i shtetit për të marrë këtë vendim. Por përgjigjen e jep ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.

Ky i fundit risjell në kujtesë vendimet e dy paraardhësve të Metës, Alfred Moisiu në vitin 2007 dhe Bujar Nishani në 2017, të cilët kanë bërë të njëjtën gjë.

“Pyetja se “cili është neni që bazohet ç’dekretimi i zgjedhjeve për të cakruar një datë tjetër”, ka këtë përgjigje:

Tek i njëjti nen ku janë bazuar Presidentët e mëparshëm Moisiu (2007) dhe Nishani (2017), të cilët zyrtarisht kanë bërë të njëjtën gjë”, shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY