Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohen udhëzimet për provimin e parë të maturantëve, policia merr masat

07/06/2019
DATAT E REJA/ Provimet e lirimit, ministria e Arsimit ndryshon datat për shkak të zgjedhjeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ditën e sotme zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore. Testimi do të jetë me më shumë pyetje e rrjedhimisht me më shumë pikë. Pjesa më e madhe e tyre do të jenë me alternativa, korrigjimi i të cilave do të bëhet në mënyrë elektronike.

Për këtë, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka ardhur në ndihmë me një fletudhëzues për përgjigjet, që shpresojmë të mos i konfondojë më shumë maturantët në këtë periudhë, jo pak stresuese për ta.

“Pyetjet me alternativa do të korrigjohen në formë digjitale nga sistemi i ngritur në QSHA. Në të katër provimet e Maturës Shtetërore 2019, maturantët/kandidatët, përveç testit, duhet të plotësojnë dhe një fletëpërgjigje për pyetjet me zgjedhje (alternativa). Udhëzoni maturantët/kandidatët, të lexojnë me vëmendje udhëzimet e dhëna në fletëpërgjigje, para se ta plotësojnë atë. Fletëpërgjigjet përmbajnë disa udhëzime të përgjithshme për të ndihmuar maturantin/kandidatin në plotësimin e saj”, theksohet në udhëzimin e QSHA-së.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash. Në zbatim të urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është bere ky plan:

“Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore 2019”, nga strukturat e rendit publik/policimit në komunitet në të gjitha drejtoritë vendore të policisë/komisariatet/stacionet e policisë, si dhe repartet e FNSH-të,  cilat kanë marrë në ruajtje disa objekte, janë marrë masat për garantimin e  rendit  dhe sigurisë si dhe të mbarëvjatjes së procesit përsa i përket detyrimeve që ka Policia e Shtetit.

Ditën e djeshme  në zbatim  të telegramit  të Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike  “Për marrjen e masave për shoqërimin e automjeteve të Postës Shqiptare me materialet e provimit të Maturës Shtetërore të datës 07.06.2019,    u bë  shoqërimi i materialeve të provimit në 10 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku nga Policia e Shtetit kishte  angazhuar rreth 20 punonjës police dhe 10 automjete të policisë.

Gjatë natës deri sot në orën 08:00 ambientet e DAR/ZA në rrethe u  siguruan nga Policia e Shtetit, ku u angazhuan  40 punonjës policie.

Në rreth 206 shkolla në të gjithe vendin do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2019.

Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar  me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie.

Shërbimet policore në të gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi.

Pas përfundimit të provimit përsëri  punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës.

Policia e Shtetit uron maturantët në të gjithë vendin  suksese në provimet e Maturës Shtetërore .

Tags: maturaminstriapoliciaprovime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.