Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Urdhëri i prokurorisë, reagon ashpër UGSH: Eshtë kërcënim, gazetarët të mos ndalen

06/06/2019
Zëri i Amerikës: Përgjimet tregojnë lidhjet direkte të Vangjush Dakos me grupin mafioz
Share on FacebookShare on Whatsapp

Unioni i Gazetarëve ka reaguar ashpër pas urdhrit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, ku thuhej se ndalohen publikimet që lidhen me sekretet hetimore në media.

Këtë urdhër unioni i Gazetarëve e cilëson si të paprecedentë, ndërsa shton se kjo është logjikë që bie ndesh edhe me vetë inteligjencën juridike.

Në deklaratë, kreu i UGSH-së Aleksandër Çipa shprehet se urdhri i prokurorisë është një kërcenim për mediat dhe gazetarët, ndërsa shton se këta të fundit nuk kanë asnjë arsye që mos të ecin përpara.

Deklaratë e plotë e Kryetarit të UGSH-së Aleksandër Çipa

Tiranë më 6.06.2019

Në emër të Unionit të Gazetarëve Shaiptarë e refuzojmë kategorikisht këtë urdhër të paprecedent, i cili në vetvete e tradhëton inteligjencën juridike të vetë Prokurorisë! Organi i prokurorisë mund të nxjerrë një urdhër të tillë vetëm për stafet e tyre, për punonjësit që përfaqësojnë grupin hetimor, por kurrësesi nuk mund të urdhërojnë një pushtet tjetër që nuk ka lidhje me të, i cili kontribuon në transparencën publike dhe rritjen e informimit publik!

Në praktikën ndërkombëtare ka shumë raste, në Italinë fqinje kemi rastin e dy gazetarëve, të cilët operojnë shpesh me përgjimet e marra nga organi i prokurorisë, nga strukturat e antimafias dhe organet e tjera të hetimit! Dhe në asnjë rast organet e akuzës italiane nuk i kanë denoncuar gazetarët apo nuk i kanë akuzuar për nxjerrjen e sekretit hetimor apo shtetëror. Refuzojmë këtë lloj urdhëri, i cili do të shkaktojë reagime edhe nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve! Ky urdhër është një kërcënim por, besoj se gazetarët shqiptarë nuk do të ndalen. Gazetarët do të stimulohen më shumë për të operuar në mënyrë maksimale në interes të informimit publik.

Në historinë e Shqipërisë nuk ka precedentë të tillë, por reminishenca. Në vitin 1997 kur u ngrit organi i çensurës dhe në rastin famëkeq gjyqësor në rastin e dy gazetarëve Martin Leka dhe Aleksandër Frangaj, ish gazetarë të “Koha Jonë”. Ky rast përbën vetëm një reminishencë, por nuk ka lidhje me vendim apo urdhër të ngjashëm, si ky i Prokurorisë së Krimeve tê Rënda.

Tags: pergjimetpublikimetreagimunioni i gazetareve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.