Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, me viktimë një shqiptar. Një 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Shpëtim Halili, i cili po udhëtonte rreth orës 00:24 me motorin e tij përgjatë rrugës SR71 pranë Sitornit, ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të Arezos mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave të huaja, në kanalin buzë rrugës u gjet motori me të cilin po udhëtonte shqiptari ndërsa 30 metra më tej është gjetur trupi i tij me plagë të rëndë në trup nga goditjet e makinës.
Shqiptari në fytyrë kishte shenja të mëdha që i janë krijuar pas rrëzimit nga motori i tij dhe përplasja nga makina që i ka kaluar sipër. Në dëshminë e saj gruaja që drejtonte Fiatin ka deklaruar se nuk kishte parë gjë vetëm kishte ndjerë që trupi i shqiptarit ishte futur poshtë rrotave të makinës.
Mbetet ende e paqartë nëse shqiptari është rrëzuar fillimisht nga motori i tij apo është goditur nga ‘Fiati 500 L’ që drejtohej nga një grua e re.
Gruaja në fjalë ka ndaluar menjëherë pas aksidentit dhe ka njoftuar autoritetet ndërkohë që u gjet pranë trupit të pajetë të shqiptari duke thirrur ‘Nuk lëviz, është i vdekur’.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/