“Thirrja nga origjina”, Ish-deputeti tregon rastin: Po i marrin në polici protestuesit...

“Thirrja nga origjina”, Ish-deputeti tregon rastin: Po i marrin në polici protestuesit thjesht për presion

101
0
Shares

Policia ka filluar të “frikësojë” protestuesit, të cilët janë nisur që në orët e para të mèngjesit për t’iu bashkuar protestës së opozitës në orën 19:00.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka thënë se qytetarët protestues nga qarku i Gjirokastrës kërkohet të terrorizohen, me metoda policore anti ligjore, të ngjashme me ato të diktaturës.

Në një postim  në Facebook, Shehu shkruan se një qytetar nga Këlcyra thirret në polici sa herë ka protesta, por pa mandate, thjesht për presion. Sipas Shehut këto janë veprime të dënueshme, të ngjashme me metodat e panikut në kohën e diktaturës.

POSTIMI I SHEHUT

Paniku apo “thirja nga origjina”, shkak i veprimeve policore represive?! 
Kerkohet te terrorizohen protestuesit masive nga Qarku i Gjirokastres me metoda policore anti ligjore, te ngjashme me ato te diktatures.

Qytetari Asqeri Shkurta nga Ballabani, Kelcyre, u shoqerua ne Komisariatin nr 1 ne Tirane mbas protestes se 13 prillit. Duke mos pasur asnje shkak, u detyruan ta lirojne brenda nates. Qe nga ajo dite, cdo here qe ne Tirane organizohen protesta, ate ne menyre arbitrare e therresin reth ores 9 ne Policine e Permetit, pa mandat, thjesht per presion.

Nje veprim ky anti ligjor, policesk, i denueshem, qe sipas disa informatave nuk eshte rasti i vetem i tille, te kujton metodat e ish sigurimit te shtetit ne panik, ne fund te diktatures, perballe uraganit popullor. Tragjike dhe komike kjo, por qe vetem forcon qendresen e shton pjesemarjen e banoreve te atij Qarku, duke u parashikuar per sot nje pjesemarje mbi 2200 protestuesish.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY