Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve të para, raportohet se katër automjete janë përplasur dhe për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije gjithashtu se përplasja e automjeteve ka bllokuar trafikun në autostradë, dhe vargu i makinave është deri në Vorë.
Siç shihet nga fotot e siguruar nga Droni.al makinat janë përplasur me njëra-tjetrën duke sjellë bllokim të qarkullimit.






