EMRAT/Sherr mes kushërinjve në Tiranë, plagoset një prej tyre, kapet punonjësi i...

EMRAT/Sherr mes kushërinjve në Tiranë, plagoset një prej tyre, kapet punonjësi i FNSH

146
0
Shares
Foto Ilustruese

Një sherr i madh degjeneroi në përplasje armësh me plagosjen e një personi. Burime zyrtare bëjnë me dije pas  sherrit masiv në Pezë të Tiranës, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Enver Karaj.

I plagosuri ndodhet në spital, por nga të dhënat e para thuhet se gjendja e tij është kritike.Gjithashtu, mësohet se policia ka vënë  në pranga autorin e krimit i identifikuar si Flamur Karaj. Autori është punonjës i Forcave të  Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ende nuk ka detaje për motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ka zbarkuar në zonën e krimit.

Paraprakisht thuhet se sherri ka ndodhur me dy kushërinjve.

Informacion paraprak

Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konfkikti të çastist mes dy kushërinjëve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.K, i cili është transportuar menjeherë për ndihmë mjeksore.

Autori i plagosjes shtetasi F.K, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Polici.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY