14 plumba mbi ish-policin, Gjykata jep masën për autorin e dyshuar

14 plumba mbi ish-policin, Gjykata jep masën për autorin e dyshuar

182
0
Shares

I arrestuari Gjergj Cukali, i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali më 30 janar 2019, do të qëndrojë në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Tiranës.

Paraditen e sotme Gjergj Cukali doli para gjykatësit për tu njohur me masën e sigurisë. Fillimisht seanca gjyqësore u ndërprerë për disa minuta pasi avokati i Cukalit kërkoi të njihej me materialet e dosjes Prokurorisë.

Vetë Cukali në gjykatë nuk pranoi se kishte lidhje me vrasjen e Bilalit.Me herët mediat kanë raportuar se Cukali është një personazh i njohur i botës së krimit në Tiranë. (kliko ketu per detaje)

Plot 14 plumba u zbrazën mbi Arben Bilalin, sipas një plani kriminal të mirëorganizuar dhe të mirë detajuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY