Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mesazhi i fortë i Kryemadhit për 1 Qershorin: Lejuam të hidhej gaz mbi fytyrat e dhjetëra fëmijëve…

01/06/2019
Monika Kryemadhi: Rama jobesnik, kam pasur frikë për koalicionin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me një mesazh të fortë, ka zgjedhur të urojë ndryshe gjithë fëmijët shqiptare.

Duke kujtuar familjet që jetojnë në varfëri vetëm me 5 dollarë në ditë, ajo shpreh dhimbjen, nëse këta prinder kanë mundur t’i gëzojnë fëmijet e tyre në këtë feste.

Ajo nuk lë pa permendur fëmijët e Astirit e të Bregut të Lumit dhe ata që sot nuk i kanë baballaret pranë, pasi jane të burgosur pse luftuan për të drejtën e pronës.

“Lejuam të hidhej gaz mbi fytyrat e ëmbëla të dhjetra fëmijëve në protestë, duke u përballur me urrejtjen e këtij pushteti të krijuar nga ne!”– shkruan ajo, duke shtuar se “Kjo duhet dhe do të jetë dita e shpresës për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë se Shqipëria do të ngrihet, do të forcohet sepse brenda saj ka një brez plot jetë, plot energji te i cili shpresa nuk vdes kurrë!”.

Mesazhi i Kryemadhit 

1 Qershori është dita kur jeta merr kuptimin real, kur gjithësecili nga ne kupton se ia vlen të luftosh deri në fund, për të ardhmen e asaj pjese të shoqërisë që me sinqeritetin më të madh meriton mbështetje, siguri dhe dashuri të pakursyer!

Sot është dita e parë e muajit, nuk e di se si e kanë mbyllur muajin që lamë pas 300,000 mijë familje shqiptare të cilat jetojnë me vetëm 5 dollarë në ditë. A e kanë pasur të mundur ti blejnë një dhuratë sa do të vogël fëmijëve për ti sjellë një shkëlqim lumturie në sytë e tyre?

Është dita e fëmijëve që na kujton se sa pak kemi kthyer sytë nga realiteti, sa kemi gabuar për t’i besuar njerëzve që abuzojnë çdo ditë në emër të tyre. Kemi lejuar dhe kemi qenë dëshmitarë të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve tanë, të nxjerrjes nga shtëpitë me dhunë të dhjetëra fëmijëve te “Astiri”, “Bregu i Lumit” dhe në gjithë Shqipërinë. Lejuam të hidhej gaz mbi fytyrat e ëmbëla të dhjetra fëmijëve në protestë, duke u përballur me urrejtjen e këtij pushteti të krijuar nga ne!

Shifrat alarmante të UNICEF për minorenët shqiptarë të braktisur në dyert e Europës, pamundësia që kanë prindërit sot për të strehuar fëmijët e tyre, për t’i ushqyer, ngrohur, arsimuar e për t’u kujdesur për shëndetin e tyre, tregon qartë qeverisjen e paskrupullt dhe të paaftë që i bëhet një kombi dhe të ardhmes së tij!

1 Qershori është dita e ndërgjegjësimit, e zgjimit të çdo nëne dhe çdo babai për fëmijën e tij. 1 Qershori është dita e integrimit europian që aspirojmë aq shumë, sepse vetëm fëmijët janë ata që mund të na detyrojnë të lëmë me një anë interesat e ngushta partiake dhe të pushtetit për interesat kombëtare!

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve të çdo shqiptari kudo që ata ndodhen. Dua ti uroj 1 qershorin veçanërisht të gjithë atyre fëmijëve qe baballarët e tyre i kanë të burgosur nga ky regjim për të vetmen arsye sepse kanë protestuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre!

1 Qershori nuk mund dhe nuk duhet të jetë dita e zhgënjimit të fëmijëve sepse duke zhgënjyer ata, kemi zhgënjyer të gjithë kombin! Kjo duhet dhe do të jetë dita e shpresës për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë se Shqipëria do të ngrihet, do të forcohet sepse brenda saj ka një brez plot jetë, plot energji te i cili shpresa nuk vdes kurrë!

Zoti i bekoftë fëmijët e shqiptarëve dhe familjet e tyre. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

 

Tags: 1 qershoriKryemadhimesazhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.