Dy ditë më parë, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në Progres Raportin e prezantuar nga komisioneri Johanes Hahn para eurodeputetëve, flitet ndër të tjera edhe për progresin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në Shqipëri.
Progres Raporti përmend shkeljet dhe abuzimet në miliona euro, të konstatuara nga KLSH në prokurimet publike. Po ashtu, në Progres Raport flitet edhe për qasjen e këtij institucioni në auditimin e jashtëm të bazuar në rrezik, si dhe rritjen e numrit të auditimeve të performancës nga viti në vit.
Në fund, Progres Raporti nuk lë pa vlerësuar dhe përpjekjet e pareshtura të KLSH për përmirësimin e zhvillimin profesional të stafit të tij të auditimit.Në Kapitullin 5 “Prokurimi Publik” të Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (faqe 60) thuhet shprehimisht:
Kuadri kushtetues dhe ligjor i Shqipërisë parashikon pavarësinë e Institucionit Shtetëror të Auditimit (SAI), në linjë me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). Megjithatë, ende duhet të sigurohet zbatimi i plotë i kuadrit ligjor” (faqe 98, paragrafi i parafundit, https://ec.europa.eu/neighbourhood- enlargement/sites/near/files/20190529-albania-report.pdf).
Ndërsa në kapitullin 32, “Kontrolli financiar” i Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (faqe 97-99) flitet për auditimin e jashtëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/