Policia arrestoi Gjergj Cukalin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 50 vjeçarit Arben Bilali, ish-policit që u ekzekutua në zonën e Selitës në Tiranë, ngjarje e cila ndodhi në 30 Janar të këtij viti në zonën e Selitës në Tiranë.
Gjergji Cukali, i njohur si ‘’i forti i Myslym Shyrit” është arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës edhe disa herë të tjera por më pas është lënë i lirë, në rrethana ende të paqarta.
Ai njihet ndryshe edhe si anëtar i bandës së rrugës “Myslym Shyri”.
Është bërë e njohur në rrugën e krimit me pengmarrjen e Fatjon Demrilikës në vitin 2004, si dhe për vrasjen e pengut Klajdi Prenga në muajin gusht. Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla.
40 vjeçari, mik i ngushtë i Emiljano Shullazit, rezulton i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/