Rekomandimi i KE-së për negociatat me Shqipërinë, reagon Ambasada amerikane

Rekomandimi i KE-së për negociatat me Shqipërinë, reagon Ambasada amerikane

87
0
Shares

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar për herë të parë në lidhje me dhënien e rekomandimit pozitiv nga ana e Komisionit Evropian për hapjen  negociatave mes Shqipërisë e BE-së.

Përmes një postimi të shkurtër, Ambasada shkruan se mirëpret rekomandimin për negociatat dhe se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët për të siguruar integrimin e Shqipërisë në BE, përfshirë këtu, shton Ambasada në deklaratë, vijimin dhe zbatimin e plotë të reformës gjyqësore.

REAGIMI

Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY