I ati u vra dy muaj para se të lindte, gjykata italiane...

I ati u vra dy muaj para se të lindte, gjykata italiane dëmshpërblen 750 mijë euro djalin shqiptarit

134
0
Shares

Gjykata e Apelit në Bologna konfirmoi dënimin me 14.2 vite burg për Xhanluka Mazareli, për vrasjen e Ervin Tolës, shqiptarit 31 vjeçar mbrëmjen e 29 dhjetorit 2017.

Vrasja ndodhi pas një sherri ku ishin përfshirë shumë persona, pjesa më e madhe të dehur, tha prokurori Valter Giovannini. Ndërkohë avokati mbrojtjës pretendon se klienti i tij kishte tentuar të mbrohej. Kishte marrë një thikë dhe kishte goditur për vdekje 31 vjeçarin shqiptar. Më pas ishte larguar nga vendi i krimit për tu dorëzuar në polici një ditë më pas.

Gjykata ka vendosur dhe dëmshpërblim për familjarët e Ervin Tolës. Për prindërit dhe vëllezërit e 31 vjeçarit është caktuar nga 500 mijë euro ndërsa për djalin e Ervinit i cili lindi dy muaj pas vrasjes së të atit u caktua dëmshpërblimi prej 750 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY