Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manjani thirrje presidentit: Meta të ridekretojë një tjetër datë zgjedhore

27/05/2019
Manjani thirrje presidentit: Meta të ridekretojë një tjetër datë zgjedhore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në Facebook i kërkon presidentit të Republikës, Ilir Meta ridekretimin e një tjetër date zgjedhore.

“Se të themi të vërtetën dekreti përcakton datën e zgjedhjeve dhe jo datën e votimit. Që këtu dekreti ka rënë. Të mos hyjmë pastaj tek veprimtaria gjysmake e KQZ dhe tek mosregjistrimi i opozitës në zgjedhje”,- shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë: 

Pa dyshim, fillimi nga Presidenti i Republikës i një proçesi ri-dekretimi të datës së zgjedhjeve lokale, do ishte krejt normal në këtë situatë anormale që gjendet vendi.

Unë jam dakort me konstatimin e Tij të para dy ditëve që “…. parimet kushtetuese prevalojnë ndaj çdo formaliteti…”

Ligjërisht, do kisha preferuar që këtë pohim ta kishte bërë Gjykata Kushtetuese. Por edhe Presidenti i Republikës ka terren ta zbatojë këtë sentencë.

Në fund të fundit Ai nuk është instanca e fundit që interpreton Kushtetutën, por është zbatues i saj. Përgjatë zbatimi, bën pa dyshim edhe interpretuesin e saj në shkallë të parë.

Pra, asnjë problem Kushtetues, nga ana formale, nuk do të gjeja nëse Presidenti, nisur nga fakti që dekreti i Tij për zgjedhjet lokale nuk po zbatohet, të rifillonte proçesin e ri dekretimit të një date tjetër zgjedhore.

Se të themi të vërtetën dekreti përcakton datën e zgjedhjeve dhe jo datën e votimit. Që këtu dekreti ka rënë. Të mos hyjmë pastaj tek veprimtaria gjysmake e KQZ dhe tek mosregjistrimi i opozitës në zgjedhje.

Këto janë arësye të forta për të detyruar Kryetarin e Shtetit të rikonsiderojë anulimin e një dekreti që nuk zbatohet.

Pa dyshim që ky proçes ri- dekretimi nuk mund të jetë vetëm juridik. Në radhë të parë ai është një proçes politik, por edhe Kushtetues.

Parimet e shtetit demokratik dhe të sundimit të ligjit janë cënuar rëndë. Kushtetuta nuk mund të katandiset si afat procedurial, siç na fton Kryeministri.

Pasi shkel rëndë trupin e shpirtin e saj, asnjë kuptim nuk kanë më afatet…

Ndaj ri-dekretimi i datës së zgjedhjeve lokale mbetet e vetmja zgjidhje.

Pa dyshim, jo të gjithë janë dakort me këtë zgjidhje in-extremis, por ska tjetër.

Aq më tepër kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

Precedent për këtë rast ka. Është ri-dekretimi i zgjedhjeve të 2007 dhe të 2017.

Ndaj, Presidenti duhet ta rimarrë këtë precedent.

Tags: 30 qershorIlir Metaylli manjani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.