Politikani më i fuqishëm i Rumanisë, Liviu Dregnea u dënua me burg nga Gjykata e Apelit në këtë shtet. Dragnea, mban postin e kryetarit të Kuvendit në Rumani duke u konsideruar kështu si një nga politikanët më të fuqishëm të vendit.
Gjykata e Apelit në Rumani ka hedhur poshtë pretendimet nga kreu i Partisë Social Demokrate (PSD), Liviu Dregnea i cili kërkonte ndryshimin e dënimit të tij në vitin 2018 pasi akuzohej për korrupsion.
Vendimi nga Gjykata e Apelit në Bukuresht u dha ditën e sotme, duke lënë kështu në fuqi dënimin e dhënë më parë me 3 vite e 6 muaj heqje lirie. Ai gjithashtu akuzohet edhe për raste të manipulimit të votave.
Kujtojmë se Rumania është tronditur gjatë dy viteve nga rastet e dyshuara për korrupsion dhe nga protestat e vazhdueshme që janë mbajtur nga qytetarët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/