Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Bllokohen 14.5 ton birrë dhe gjobitet subjekti importues, ja arsyeja

26/05/2019
FOTO/ Bllokohen 14.5 ton birrë dhe gjobitet subjekti importues, ja arsyeja
Share on FacebookShare on Whatsapp

AKU ka bllokuar 14.5 ton birrë Paulaner dhe ka gjobitur subjektin importues.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhet se “Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues. Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, numër identifikues, numër Lott-i, afati i përdorimit të produktit i pashënuar, si dhe certifikatat e orgjinës dhe certifikatat e analizës të papërkthyera në gjuhën shqipe.”.

Ja njoftimi i plotë:

PRAKTIKË E PALIGJSHME IMPORTI E PRODUKTIT “BIRRË PAULANER”, AKU GJOBIT ME 1.2 MILIONË LEKË SUBJEKTIN

Në funksion të garatimit të ligjshmërisë dhe zbatimit të kërkesave ligjore në të gjithë zinxhirin ushqimor, AKU po monitoron me rigorozitet cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve në PIK.

Nisur nga bllokimi i sasisë prej 14.5 ton “Birrë Paulaner” në PIK për mungesë dokumentacioni shoqërues, si dhe pas konfirmimeve te ardhura nga prodhuesi i birrës “Paulaner” mbi autenticitetin e certifikatës së analizave, AKU kontrolloi ligjishmërinë e importimit te birrës “Paulaner” nga subjekti “Denis Shpk”, ku u konstatuan 13.600 copë kanaçe birre “Paulaner” (0.5 L) me afat përdorimi 07.2019.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues. Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, numër identifikues, numër Lott-i, afati i përdorimit të produktit i pashënuar, si dhe certifikatat e orgjinës dhe certifikatat e analizës të papërkthyera në gjuhën shqipe.

Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:

1. Për importim produktesh në kundërshtim me ligjin u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë,

2. Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 lekë,

3. Subjektit iu bë ndërprerja e kryerjes së një veprimi, duke iu ndaluar tregtimi i sasisë prej 13.600 kanaçe birrë “Paulaner” (0.5 L),

4. Referuar problematikës së dokumetacionit shoqërues, subjektit “Densi Shpk” iu la detyrë që të tërheqë produktin e shpërndarë, si dhe produkti “Birrë Paulaner” i praktikave të importit të periudhës kohore (2018-2019) të kthehet në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet i vendosur për të vënë përpara përgjegjësisë çdo praktikë mashtrimi, me fokus për të garantur zbatimin e ligjit, duke mos lejuar në asnjë rast që praktika të tilla të shkojnë në dëm të shëndetit të konsumatorëve.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët! ????

Tags: AKUbllokohen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.