Hajdutët po grijnë fshatarët në Fushë Mamurras, policia është në dijeni por...

Hajdutët po grijnë fshatarët në Fushë Mamurras, policia është në dijeni por …

130
0
Shares

Kjo është banesa e Baftjar Meta në Fushë Mamurras.

Në mëngjesin e djeshëm persona të paidentifikuar kanë shpërthyer derën kryesore të banesës duke i vjedhur disa sende shtëpiake.
Ngjarja ka ndodhur në orën 08.30 të mëngjesit, ndërsa kryefamiljari është lajmëruar nga fqinjët se po i grabitet banesa. Menjëherë Baftjar Meta kthehet tek shtëpia, ai ka gjetur derën e shqyer, dhe disa paisje elektroshtëpiake i mungonin.

Kryefamiljari Meta ka lajmëruar policinë e Kurbinit.

Fatmirësisht ai është paraqitur shpjet tek banesa e tij, pasi hajdutët mund të kishin bërë kërdinë në shtëpi.

Fshati Fushë Mamurras në Kurbin po bëhet pre e vjedhjeve masive gjatë natës. banorët anokohen se po i grijnë hajdutët, gjatë natës madje dhe ditën për diell. Policia është në dijeni të kësaj situate, por ende nuk ka ndonjë efektivitet nga puna e saj./Ahmet Zani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY