Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kush ka frikë nga komunizmi?”, ish-deputetja: Të vrarët nuk ishin rastësi, nuk është vonë për të vërtetën

24/05/2019
“Koorporata e Investimeve”, Tabaku zbërthen ligjin: Kjo e bën Ramën pronar të çdo pasurie publike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një shkrim të gjatë në facebook, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar mbi debatin  e fundit lidhur me krimet e komunizmit.

Ish-deputetja adreson mesazhin e tij tek të rinjtë, për të cilët thotë se janë rritur në demokraci dhe e kanë të pakonceptueshme se çfarë krimesh ka kryer regjimi komunist.

“Duhet të kuptojmë se 6027 të vrarët nga regjimi komunist nuk ishin rastësi dhe as nuk erdhën sepse komunizmi nuk u implementuar siç duhet. Të rinjtë sot mund ta kuptojnë vetëm përmes librave dhe instituteve si ai i drejtuar nga zoti Tufa, se si ka mundësi që në kampet e internimit vdiqën 7022 shqiptarë vetëm sepse nuk mendonin si Enver Hoxha. Ndërsa mbi 50 mijë shqiptarë të tjerë u internuan në skajet më të rrënuara të vendit për të jetuar të dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht”,-shkruan Tabaku.

Postimi i plotë:

Muajt e javët e fundit është rihapur debati mbi memorien historike mbi komunizmin shoqëruar me lustracionin. Në fakt, në një vend që s’i ka mbyllur mirë llogaritë më të shkuarën e tij këto debate duhet të jenë normale nga krahu i atyre që kërkojnë drejtësinë dhe shoqërisë që kërkon të vërtetën dhe pastrimin.

Por, në një vend që nuk ka akoma një ligj për Lustracionin pasi mazhoranca e refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të përmirësuar pjesën mbi Lustracionin në ligjin e miratuar për hapjen e dosjeve. Në një shoqëri ku aulën parlamentare e drejton ish ministri i fundit i brendshëm i regjimit kriminal komunist; Në një Shqipëri ku të përndjekurit mbahen në radhë dhe trajtohen si kuislingë, armiq apo njollë e keqe e historisë (në fakt duhet të ndodhte e kundërta), ku edhe ato pak evenimente që kryhen për nder të tyre janë më shumë qoka elektorale është shumë “normale” ajo çka dëgjojmë në parlament dhe nga goja e kësaj qeverie dhe mazhorance.

Sulmi i vazhdueshëm që eksponentë të së majtës komuniste po kryejnë ndaj Agron Tufës, vetëm pse Instituti që ai drejton ka botuar një punim të historianit Çelo Hoxha në lidhje me krimet e komunizmit duke shpalosur dokumente që janë transformuar nga propaganda komuniste, tregon se krimbi i gënjeshtrës për pushtet është shumë më thellë në deputetët socialiste njësoj si vitet e diktaturës. Asgjë tjetër nuk e shpjegon frikën e socialistëve ndaj të vërtetës.

Mbi të gjitha ajo që i mundon është e vërteta që bie në veshin e shqiptarëve ndryshe nga manipulimet e Sigurimit. Me shumë mundësi kjo gjendje e trazuar e mazhorancës dhe mllefi i saj karshi Institutit dhe anëtarëve të tij, vjen si pasojë e historisë së parë nga faktet dhe jo produkti i Kinostudios Shqipëria e Re.

Dikush mund të pyesë se sa nevojë kemi si komb të flasim për të shkuarën? Sot brezat e rinj që votojnë për herë të parë kanë lindur e janë rritur në demokraci dhe e kanë të pakonceptueshme se çfarë krimesh ka kryer regjimi komunist. Unë vetë do ta kisha të pakonceptueshme nëse nuk do kisha histori personale në familjen time mbi tmerret e atij regjimi. Shumë prej shqiptarëve duhet të kuptojnë se tmerret e internimit dhe përndjekjes kriminale komuniste nuk erdhën nga hiçi. Ato qenë pasojë e një ideologjie që i parapriu dhunës së strukturuar komuniste që në fillesat e luftës Nacional Çlirimtare.

Të rinjtë duhet të mësojnë se historia e Ballit Kombëtar, Legalitetit dhe grupeve nacionaliste nuk është ajo e pulave. Se historia moderne e Shqipërisë nuk është ajo e xhiruar në skenat e improvizuara.

Sot ne duhet të dëshmojmë të vërtetën për Konferencën e Mukjes, të vërtetën për kundërshtarët e fashizmit. Duhet të flasim më hapur për ato që ideuan dhe zbatuan me përpikmëri masakrën tek ish hotel Bristol, ata që dhunuan dhe shkatërruan pronën dhe dinjitetin e njeriut.

Çdo i ri që për një arsye apo një tjetër e ka humbur sensin e asaj që ka ndodhur për 5 dekada të gjata mundimi, duhet ta ketë të qartë se çfarë nënkuptonte regjimi komunist kur fliste për “Njeriun e Ri”. E ta dallojë qartësisht kur ky i fundit flet nga foltorja e kuvendit, kur nga ajo e qeverisë dhe kur nga poltrona e emisioneve televizive.

Duhet të kuptojmë se 6027 të vrarët nga regjimi komunist nuk ishin rastësi dhe as nuk erdhën sepse komunizmi nuk u implementuar siç duhet. Të rinjtë sot mund ta kuptojnë vetëm përmes librave dhe instituteve si ai i drejtuar nga zoti Tufa, se si ka mundësi që në kampet e internimit vdiqën 7022 shqiptarë vetëm sepse nuk mendonin si Enver Hoxha. Ndërsa mbi 50 mijë shqiptarë të tjerë u internuan në skajet më të rrënuara të vendit për të jetuar të dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht.

Të rinjtë, edhe jo vetëm ata, duhet të mësojnë se aeroportin e Rinasit e kanë ndërtuar të burgosurit politikë, se kënetën e Maliqit (ku vdiqën me mijëra) e kanë tharë të burgosurit politikë e sa vepra të tjera si to. Se në minierën e Spaçit janë torturuar dhe dhunuar me mijëra të burgosur. Ata duhet ta dinë se si ndodhi që mbi 34 mijë shqiptarë u dënuan në burgjet e komunizmit pasi mendonin ndryshe nga Partia dhe Diktatori.

Për këto të vërteta dhe për shumë të tjera që nuk janë të mundura në këtë postim, deputetët e majtë turfullojnë sot me mllef kundër Institutit të Studimeve mbi Krimet Komuniste. Ata janë sofistët të cilët Arendt i përshkruan si të ndryshëm nga ata të antikitetit, pasi duan që gënjeshtrën ta quajnë si të vërtetë gjatë gjithë kohës. Pa i dhënë mundësi asnjëherë shoqërisë dhe atdheut të merret me çmendurinë gjysmë shekullore për të cilën ka aq shumë adhurim.

Do ishte e udhës që një katarsis i munguar të kish ndodhur vite më parë. Por, asnjëherë nuk është vonë për të thënë të vërtetën. Për të dëshmuar atë që pakkush do ta mbajë nën thundrën e dhunës që pushteti sot ofron. Gjaku dhe mundi i atyre që luftuan për pranverën e fillim viteve 1990 nuk do të harrohet. Ne dhe fëmijët tanë do të jemi në betejë për ta mbajtur në jetë me çdo kusht dhe çdo çmim.

Tags: debatikomunizmimesazhTabaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.