Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në këtë zonë nuk njihet paraja, banorët kthehen pas në kohë: Këmbejmë mallrat për të mbijetuar

22/05/2019
Në këtë zonë nuk njihet paraja, banorët kthehen pas në kohë: Këmbejmë mallrat për të mbijetuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për banorët e Orenjës në Librazhd leku nuk njihet. Nuk ka vlerë dhe s‘kanë ku ta gjejnë. Për të jetuar ata shkëmbejnë me njëri tjetrin prodhimet e bujqësisë ose ato që marrin nga kafshët dhe shpendët shtëpiake.

Këtu në Orenjë të Librazhdit natyra afron mrekullinë e saj, por banorët jetojnë primitvisht. Të izoluar mes maleve, larg qendrave dhe të varfër janë kthyer në të kaluarën.

Për të mbijetuar u ka ardhur në ndihme epoka e këmbimit mall me mall. Nuk shesin për të marrë lekë, e as blejnë dot.

Por 10 kokrra vezë i këmbejnë me vaj, ose një produkt tjetër ushqimor. Kështu veprojnë me çdo gjë. Japin atë që mundën të rrisin apo prodhojnë dhe marrin mallin që u mungon.

Në Orenjë nuk bëhet fjalë për pasuri, njerëzit nuk mbajnë para. Thjesht këmbejnë produktet për të mbijetuar.

“Kështu e bëjmë treegtinë ne çojmë vezë dhe marrim ushqime, gjë tjetër nuk të japin ata se duan të shesin mallin dhe kështu i këmbejnë mall me mall”.

As moti nuk i ka ndihmuar. Gjeografikisht në një zonë me lagështirë, reshjet e shumta u kanë dëmtuar prodhimet. Ky fshatar po korr të mbjellat sepse po kalben.

Frutat dhe perimet janë dëmtuar në masë. Banorët nuk do të kenë fitimet e e sezonit. Thonë se çdo gjë u shkon kot.

“Bujqësia është shumë e dobët. Misri s’ka mbirë fare, sa dalë, mollët janë në fazë të kalbëzimit, rrushtë janë në fazën e lidhjes s’kanë lidh fare”.

“Shumë dëme kanë bërë, për bujqësinë për frutikulturat për të gjitha”.

“Dëme të mëdha, ne kemi humbje, fiq, kumbulla”.

Orenja ndoshta është nga fshatrat më të bukur në juglindje. Por aty kanë mbetur pak njerëz. Shumë familje janë larguar dhe të tjera do të ikin. Nuk do të jetë e largët koha kur ky vend piktoresk i populluar në lashtësi, të kthehet në një zonë natyralisht të egër./abcnews

Tags: fshatilekuLibrazhdorenjeVeze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.