I thanë je mirë në spital, vdes shqiptari në Itali, la pas...

I thanë je mirë në spital, vdes shqiptari në Itali, la pas vajzën dhe gruan shtatzënë

244
0
Shares

Një ngjarje tragjike ende e pa zbuluar mirë ndodhi në Itali, me protagonist një shqiptar.

Media italiane  sot kanë zbardhur një sërë detajesh në lidhje me Alfons Kajan, i cili u gjet i vdekur në makinë në San Severino. I riu la pas gruan shtatzënë dhe një vajzë të vogël veçse dy vjeçare.

Vdekja e shqiptarit ka përcjellë një mister të madh, pasi mbetet ende e paqartë sesi i riu ka humbur jetën.

Shenjat e një gjendje jo të mirë shëndetësore i riu i shfaqi rreth orës 21:00 teksa kishte patur tension të lartë.

Një vizitë në spital u krye po atë natë dhe mjekët nuk gjetën probleme serioze shëndetësore, duke e lënë të lirë që të shkonte në shtëpi. 33 vjeçari ka shkuar në banesë dhe pas gjumit është bërë gati në orët e para të mëngjesit për të shkuar në punë. Ka marrë makinën dhe është nisur, por fatkeqësisht nuk është kthyer më.

E pikërisht kjo situatë e ka kthyer edhe në më shumë misterioze humbjen e parakohshme të shqiptarit. Avokati mbrojtës i familjes shprehet se ka nisur hetimet e tij për të parë dokumentacionin në spital në lidhje me diagnozën e shqiptarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY