Mbaron “Game of Thrones”, fansat bëhen për psikolog, u vjen në ndihmë...

Mbaron “Game of Thrones”, fansat bëhen për psikolog, u vjen në ndihmë faqja online

92
0
Shares

Episodi i fundit  i “Game of Thrones” ka sjellë dëshpërim tek miliona fansa në të gjithë botën. Shumëkënd për finalen që nuk e kënaqi, të tjerë për faktin se një seri shumë e dashur tashmë ka përfunduar.

Prerja e marrëdhënieve me serinë pas 8 vitesh mund të jetë shumë e vështirë. Ndaj dhe faqja angleze e internetit “Bark.com” ka menduar të vendosë në dispozicion një shërbim këshillimi psikologjik përmes aplikacionit “Skype”.

Kjo mund të duket për të qeshur, por ne fakt ka treguar se është e nevojshme.

Mund të flitet me një ekspert, që duke njohur gjithçka nga “Game of Thrones” mund t’iu kthejë në normalitet dhe t’iu ndihmojë të pranoni tragjedinë e fundit të serisë.

Gjithçka për një shifër prej 25 dollarësh për një seancë 30-minutëshe dhe 50 dollarë për një orë. Një situatë kjo, thuajse në limitet e paradoksit, që në këto orë ka ndezur edhe shumë reagime satirike në rrjet.

Kishte nga ata që shkruanin: Në Oslo, projekti i parë i mbështetjes për të kapërcyer ndjenjën e braktisjes në fund të një serie televizive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY